Botë

Adoleshenti amerikan lirohet nga akuzat për dy vrasje e një plagosje

Adoleshenti amerikan që qëlloi dhe vrau dy burra gjatë protestave të drejtësisë racore, është liruar nga akuza për vrasje pasi pretendoi vetëmbrojtje.

Kyle Rittenhouse, 18 vjeç, vrau burrat dhe plagosi një të tretë në rrugët e Kenoshas, Wisconsin, më 25 gusht të vitit 2020.

Gjatë gjykimit të profilit të lartë dhe përçarës politik, mbrojtja e tij tha se kishte frikë për jetën e tij., derisa prokurorët argumentuan se ai po kërkonte telashe atë natë.

Fati i Rittenhouse u vendos nga një juri prej 12 personash e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra.

Ata arritën vendimin e tyre pas më shumë se tre ditësh diskutime.

Dy netë përpara se Rittenhouse të shfaqej në Kenosha, trazirat shpërthyen në rrugët e saj pasi policia qëlloi Jacob Blake, një burrë me ngjyrë. Rittenhouse kishte udhëtuar në qytet nga shtëpia e tij në Illinois dhe, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, ai kishte deklaruar se kërkonte të ndihmonte në mbrojtjen e pronës nga trazirat.