Ka shkuar në 33 numri i ushtarëve turq të vrarë nga një sulm ajror nga “forcat e regjimit” të Sirisë, ka thënë një zyrtar i lartë i Turqisë.
Edhe shumë të tjerë janë lënduar rëndë në sulmin që ka ndodhur në provincën e Idlibit, ka thënë Rahmi Dogan, guvernator i provincës Hatay, transmeton Koha.net.
Forcat siriane po tentojnë të rimarrin Idlibin nga rebelët që janë të përkrahur nga ushtarët turq.
Autoritetet siriane nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike mbi përshkallëzimin e fundit në Idlib.
Lexo edhe: Vriten 22 ushtarë turq në Idlib, Turqia ua hap rrugën refugjatëve sirianë për në Evropë
Artikuj të ngjashëm
-
Vriten 22 ushtarë turq në Idlib, Turqia ua hap rrugën refugjatëve sirianë për në Evropë
-
Qindra refugjatë ia mësyjnë Evropës nga Turqia
-
Erdogan: Qeveria siriane do ta “paguajë shtrenjtë” vrasjen e ushtarëve turq
-
Gjashtë ushtarë turq vriten në Irak
-
Sulmohet një autobus ushtarak në Siri, vriten 23 ushtarë sirianë