Qindra migrantë kanë nisur rrugëtimin nëpër Turqinë veriperëndimore, drejt kufijve të këtij shteti me Greqinë dhe Bullgarinë, kanë raportuar të premten mediet turke, pasi që një zyrtar i lartë ka bërë të ditur se Ankaraja nuk do t’i ndalë më refugjatët sirianë që të mbërrijnë në Evropë.
Të enjten, Turqia ka bërë të ditur se 33 ushtarë turq janë vrarë në një sulm ajror nga forcat qeveritare siriane në rajonin Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
E një zyrtar turk i ka thënë më pas Reutersit se policia turke, rojet bregdetare dhe zyrtarët kufitarë e kanë marrë urdhrin që të mos ndërhyjnë dhe të mos i ndalojnë refugjatët në rrugën e tyre drejt Evropës, transmeton Koha.net.
Agjencia turke e lajmeve, “Demiroren” ka raportuar se rreth 300 migrantë, përfshirë gra dhë fëmijë, janë pjesë e grupit, që janë nisur drejt kufijve të Turqisë me dy shtetet e BE-së.
Sirianë, iranianë, irakianë, pakistanezë dhe marokienë ishin në mes të këtij grupi.
-
Greqia pohon se ka zmbrapsur afro 35,000 migrantë
-
Turqia dërgon 1.000 policë në kufi me Greqinë për të ndaluar kthimin e emigrantëve
-
Vazhdojnë përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë për krizën me refugjatë
-
Soylu: Nga Turqia në Greqi sot kanë kaluar 135.844 migrantë
-
BE-ja ndihmon Greqinë në krizën me refugjatët nga Turqia