Turqia ka dërguar 1.000 pjesëtarë të Njësitit Special në kufi me Greqinë, në mënyrë që të ndalojë kthimin e emigrantëve në territorin e saj, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të këtij vendi, Suleyman Soylu, raporton Reuters.
Sipas tij, policia kufitare e Greqisë ka plagosur 164 emigrantë në tentim që t’i ndalojë ata të futen në territorin grek.
Gjatë ditëve të fundit, qëkur Turqia ka hapur kufijtë për emigrantët, raportohet se mbi 10.000, kryesisht sirianë, janë mbledhur në kufirin Turqi - Greqi.
“Turqia i ka vendosur 1.000 pjesëtarë të Njësitit Special për të ndaluar kthimin e emigrantëve”, ka thënë Soylu në një konferencë të mbajtur në pikën kufitare, në veriperëndim të vendit.
Turqia ka vendosur të lejojë emigrantët të lëvizin drejt Greqisë e Bullgarisë, pasi 33 ushtarë të saj u vranë në një sulm në Idlib të Sirisë.
Edhe
Gjenden trupat e 12 emigrantëve të ngrirë në kufirin Turqi-Greqi
“Ata (grekët) plagosën 164 njerëz. U përpoqën t’i kthejnë 4,900 njerëz në Turqi ", tha ai. "Ne po i vendosim 1.000 policë të forcave speciale në kufi për të parandaluar kthimin e tyre".
Greqia ka marrë mbështetje nga shtete e Bashkimit Evropian në përpjekje për të mos lejuar emigrantët të depërtojnë në shtetet perëndimore.