Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia bllokon 10 mijë emigrantë në kufi me Turqinë

Foto: Reuters

Greqia ka thënë se ka ndalur rreth 10 mijë emigrantë që të kalojnë kufirin përmes Turqisë.

Në anën tjetër, policia greke ka thënë se të paktën 500 njerëz në shtatë anije kanë arritur në ishujt grekë.

Disa emigrantë hodhën gurë, shufra metalike dhe bombola gazi lotsjellës kur u ndalën në kufi.

Gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015, Turqia arriti një marrëveshje me Bashkimin Evropian. U pajtua që t’i ndalte refugjatët që të mbërrinin në Evropë në këmbim të miliarda eurove. Për vite me radhë, kjo marrëveshje është respektuar nga pala turke. Rojat detare turke patrullonin kufirin ujor. Por të enjten mbrëma, pas vrasjes së dhjetëra ushtarëve turq në një bombardim ajror në Idlib, Turqia ka thënë se po të hapte kufirin perëndimor dhe kufijtë detarë për emigrantët dhe refugjatët që dëshirojnë të shkojnë matanë.

Turqia ka pranuar më shumë se 3.7 milionë refugjatë sirianë prej se ka plasur lufta në shtetin fqinj. Për muaj me radhë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do t’i dërgojë refugjatët në Evropë nëse Turqisë nuk i ofrohet më shumë ndihmë.

Artikuj të ngjashëm