Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani thotë se Turqia do ta mbajë të hapur kufirin

Foto: Reuters

Turqia do ta mbajë të hapur kufirin për refugjatët që po mundohen të mbërrijnë në Evropë, përderisa Bashkimi Evropian nuk i përmbush pritjet e Ankarasë rreth marrëveshjes së 2016-tës për migrantët, ka thënë të mërkuren presidenti turk, Tayyip Erdogan.

Dhjetëra mijëra refugjatë po mundohen të hyjnë në Greqi, shtetin anëtar të BE-së, që kur Turqia bëri të ditur më 28 shkurt se nuk do t’i mbajë më ata në territorin e saj, ashtu si ishte marrë vesh me Brukselin, në shkëmbim të ndihmave të BE-së për refugjatët, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Greqia ka përdorur lotsjellësin dhe cisternat e ujit për t’i penguar migrantët ta kalojnë kufirin, përderisa Erdogani i dënoi veprimet e forcave greke të sigurisë, pas shfaqjes së një videoje të skenave në kufi, gjatë fjalimit para ligjvënësve të partisë së tij.

“Nuk ka dallim midis atyre pamjeve në kufirin me Greqinë dhe asaj çfarë bënë nazistët”, ka thënë ai.

Greqia i ka hedhur poshtë akuzat turke se forcat e saja kanë hapur zjarr, duke i vrarë disa migrant në kufi, duke e akuzuar Ankaranë se po përhap lajme të rreme.

Artikuj të ngjashëm