Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar të martën në Bruksel me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të kërkuar mbështetje rreth krizës së refugjatëve.
Dhjetëra e mijëra azilkërkues janë përpjekur që ta kalojnë kufirin e shtetit me Greqinë, pasi Ankaraja njoftoi se nuk do t'i ndalojë më refugjatët që synojnë të arrijnë në vendet e BE-së.
Turqia, e cila strehon rreth 4 milionë refugjatë, kryesisht sirianë, ka protestuar vazhdimisht kundër asaj që e përshkruan si ndarje të padrejtë të barrës. Në një konferencë për shtyp të mbajtur me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Erdogani tha se Turqia është shtet anëtar i NATO-s, dhe kufijtë e Turqisë janë edhe kufijtë e aleancës. Ai kërkoi që NATO-ja të sigurojë mbështetje më specifike për Turqinë në drejtim të mbrojtjes, antiterrorizmit dhe refugjatëve. Stoltenbergu, megjithatë, iu përgjigj, duke thënë se Turqia duhet së pari duhet t’i përmbushë përgjegjësitë e saja për të zgjidhur çështjen e refugjatëve. Ndryshe, afro një milion civilë sirianë ikën kohëve të fundit në drejtim të kufirit turk, si pasojë e luftimeve të ashpërsuara në krahinën Idlib, mes forcave të Qeverisë siriane dhe rebelëve.
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet t’i respektojnë shqetësimet e Turqisë
-
Erdogan akuzon BE-në se nuk e ndihmoi mjaftueshëm në luftë kundër migracionit
-
Erdogani thotë se Turqia nuk është “depo refugjatësh” e Evropës
-
Erdogani thotë se Turqia do ta mbajë të hapur kufirin
-
Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit