Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se pret nga aleatët e NATO-s që të kuptojnë shqetësimet e Turqisë për sigurinë.
Në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij, ai ka përsëritur qëndrimin e tij që delegacionet e Suedisë dhe Finlandës nuk kanë nevojë të mundohen të shkojnë në Turqi që t’i diskutojnë këto çështje.
Ai tha se Suedia nuk duhet të presë që Turqia ta aprovojë anëtarësimin e saj në NATO, pa i rikthyer “terroristët”, shkruan BBC.
Turqia akuzon dy vendet nordike se po strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup të cilin Turqia e sheh si një organizatë terroriste, dhe pasuesit e Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.
Sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Finlanda dhe Suedia kanë refuzuar dhjetëra kërkesa për ekstradimin e militantëve kurdë që e përshkruajnë Turqinë si terroriste.
Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake, megjithëse presidenti amerikan Joe Biden tha dje se mund të arrihet një konsensus konfidencial.
-
Erdogan: Turqia nuk i mirëpret Suedinë dhe Finlandën në NATO për shkaqe sigurie
-
Erdogan: Presim që Suedia të ndërmarrë hapa konkretë kundër terrorizmit
-
Erdogani këmbëngulës: Turqia do t'i thotë “jo” anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO
-
Erdogani kushtëzon anëtarësimin e Suedisë në NATO me aeroplanët F-16
-
Erdogan: Së pari na e hapni rrugën për në BE, ne ia hapim rrugën Suedisë për në NATO