Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan: Turqia nuk i mirëpret Suedinë dhe Finlandën në NATO për shkaqe sigurie

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur kundërshtinë e tij për anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe të Finlandës.

“Përderisa udhëheqësit terroristë dalin në televizionin shtetëror suedez, nuk mund t’i pranojmë në NATO”, ka thënë Erdogani të mërkurën, raportoi “Daily Sabah”.

Turqia ka kundërshtuar anëtarësimin e të dyja shteteve nordike në NATO me arsyetimin se ato po mbështetin grupe terroriste.

Ajo ka kërkuar që të ndalin çfarëdo mbështetje financiare ndaj grupeve të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, ashtu si edhe më luftëtarët kurdë sirianë, të cilët Ankaraja zyrtare i sheh si zgjerim të grupit të ndaluar.

Turqia kërkon edhe ekstradimin sa më të shpejtë të të dyshuarve që kërkohen për akuza terrorizmi.