Turqia e sheh pozitivisht kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk e mbështet kërkesën e Suedisë, ka thënë të mërkurën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, raportoi Reuters.
"Qëndrimi ynë për Finlandën është pozitiv, por jo edhe për Suedinë”, ka thënë Erdogan për aplikimet e këtyre dy vendeve në NATO, në një fjalim para deputetëve në parlament.
Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t'u bashkuar me paktin e mbrojtjes transatlantike pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por u përballën me kundërshtime të papritura nga anëtari i aleancës, Turqia, dhe që atëherë kanë kërkuar të fitojnë mbështetjen e saj.
Ankaraja dëshiron që Helsinki dhe Stokholmi në veçanti të kenë një qasje më të ashpër kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet një grup terrorist nga Turqia dhe Bashkimi Evropian, dhe një grup tjetër që fajëson për një përpjekje për grusht shtet të vitit 2016.
Të tre vendet arritën një marrëveshje në Madrid gjatë qershorit të kaluar për të ecur përpara, por Ankaraja pezulloi bisedimet muajin e kaluar pasi tensionet u rritën pas protestave në Stokholm, në të cilat një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit.
Edhe
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO
"Ne nuk do t'i themi 'po' aplikimit të Suedisë në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit", ka shtuar Erdogan.
Nga 30 anëtarët e NATO-s, vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë ratifikuar ende anëtarësimin e vendeve nordike.
-
Erdogan: Mund të pajtohemi që Finlanda të bëhet pjesë e NATO-s, por jo edhe Suedia
-
Erdogani këmbëngul: Nuk do ta miratojmë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
-
Erdogan: Turqia nuk i mirëpret Suedinë dhe Finlandën në NATO për shkaqe sigurie
-
Erdogani vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO