“Turqia nuk do të miratojë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s derisa këto dy vende të ndërmarrin hapat e nevojshëm siç kemi kërkuar”, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas takimit me kreun e Aleancës, Jens Stoltenberg .
Erdogani ka thënë se lëvizjet e Suedisë dhe Finlandës do të përcaktojnë se sa i shpejtë do të jetë procesi i anëtarësimit dhe kur do të përfundojë, shkruan The Guardian .
Ankaraja ka akuzuar dy vendet nordike se u ofrojnë strehim militantëve kurdë, të cilët Turqia i konsideron terroristë, dhe ka refuzuar të ratifikojë pranimin e dy vendeve në aleancën e NATO-s, pavarësisht nga marrëveshja e arritur në qershor.
Erdogani dhe Stoltenbergu zhvilluan një takim privat të premten në Stamboll, i cili ishte i mbyllur për publikun.
Në maj, Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga neutraliteti i tyre për dekada dhe aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia sulmoi Ukrainën.
Edhe
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO
Erdogani kërcënoi se do të bllokonte procesin e tyre të pranimit dhe kërkoi disa lëshime, por në qershor u arrit një marrëveshje midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë që përfshinte dispozita për ekstradimin dhe shkëmbimin e informacionit të sigurisë.
Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, është planifikuar të vizitojë Ankaranë të martën për t'u takuar me Erdoganin dhe Stokholmi shpreson se vizita do të çojë në një ndryshim në qëndrimin e Turqisë.
-
Erdogan: Kemi qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO, por jo edhe për Suedinë
-
Erdogan: Mund të pajtohemi që Finlanda të bëhet pjesë e NATO-s, por jo edhe Suedia
-
Erdogani kërcënon sërish Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO
-
Erdogan: Turqia nuk i mirëpret Suedinë dhe Finlandën në NATO për shkaqe sigurie