Përballur me një valë potenciale të imigrimit nga Afganistani, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje vendeve evropiane të mbajnë përgjegjësinë për afganët që po largohen nga talebanët dhe paralajmëroi se shteti i tij nuk do të bëhet “depoja e refugjatëve” në Evropë.
Erdogani ka thënë se qeveria e tij “nëse është e nevojshme” do të angazhohet në bisedime me një qeveri që mund të formohet nga talebanët “për stabilitetin dhe sigurinë e këtij shteti”.
Deklaratat vijnë pas rritjes në numrit të afganëve javët e fundit që hyjnë në Turqi nga kufiri me Iranin, raporton AP.
“Duhet t’ua rikujtojmë miqve tanë evropiane këtë fakt: Evropa – e cila është bërë qendër tërheqëse për miliona njerëz – nuk mund të qëndrojë jashtë problemit (të refugjatëve) duke mbyllur ashpër kufijtë e saj për të mbrojtur sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj”, ka thënë Erdogan.
“Turqia nuk ka detyrim, përgjegjësi apo obligim që të jetë magazinë refugjatësh e Evropës”.
-
Talebanët i kërkuan Erdoganit ta marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit
-
Presidenti turk bën thirrje për stabilitet të Afganistanit
-
Erdogan: Turqia mund t’i kapërcejë ndarjet gjeopolitike
-
Erdogani thotë se Turqia mund t’i “shtypë” të gjithë terroristët në Siri
-
Erdogani e cilëson Perëndimin të dobët karshi luftës në Gaza