Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti turk bën thirrje për stabilitet të Afganistanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se është me rëndësi të madhe që komuniteti ndërkombëtar të veprojë në interesin e popullit të Afganistanit.

Presidenti turk ka përmendur rëndësinë e eliminimit të vakumit të pushtetit dhe përforcimin e sigurisë me qëllim që jeta në Afganistan t’i kthehet normalitetit. Erdogani ka shtuar se qëndrimet e fundit të talebanëve duhet të merren me optimizëm të matur. Presidenti turk ka thënë se Afganistanit i duhej një qeveri e gjerë, e cila do të reflektonte të gjitha pjesët e shoqërisë.