Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë ushtarë turq vriten në Irak

Gjashtë ushtarë turq u vranë dhe një u plagos në një sulm nga terroristët pranë kufirit verior të Irakut, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Të paktën shtatë terroristë u “neutralizuan” në rajon, tha ministria në një deklaratë, shkruan Anadolu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet turke përdorin "neutralizimin" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan ose u vranë ose kapën.

Operacionet anti-terroriste ndërkufitare të Ankarasë vazhdojnë në rajon, theksoi ministria.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK -- e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE -- ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.