Botë

Shkon në 250 numri i të vdekurve nga vërshimet në Afrikën Jugore

Shifra totale e të vdekurve në Afrikën Jugore, përkatësisht në provincën KwaZulu-Natal ka arritur në 250, pas vërshimeve të shkaktuara në disa zona.

Autoritetet lokale po bëjnë thirrje për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi disa zona kishin reshje shiu për një ditë, sikur të kishte për disa muaj.

Zyrtarët e kanë quajtur atë “si një nga stuhitë më të këqija të motit në historinë e vendit tonë”, shkruan BBC.

Presidenti, Cyril Ramaphosa ka vizituar zonën dhe është zotuar të ndihmojë.

“Edhe pse zemrat tuaja janë në dhimbje, ne jemi këtu për ju”, ka thënë ai.

Fotot nga qyteti kryesor i zonës, Durban, tregojnë shtëpi të shkatërruara dhe makina të zhytura në ujë.