Ka shkuar në 22 numri i të vrarëve në qytetin jugor të Gazës, Rafah nga sulmet izraelite.
Në mesin e të vrarëve janë 18 fëmijë, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë të dielën, raporton AP.
Ky sulm ka ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë miratimit të ndihmës në vlerë prej miliarda dollarësh për aleaten e saj.
Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës ka kërkuar strehim nga luftimet. Ai është zotuar gjithashtu të zgjerojë ofensivën tokësore në qytetin në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, përfshirë edhe nga SHBA-ja.
Sulmet izraelite në Rafah vranë 18 persona, kryesisht fëmijë
Sulmet izraelite gjatë natës në qytetin jugor të Gazës, Rafah, vranë 18 njerëz, përfshirë 14 fëmijë,...
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 22 persona të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në Rafah
-
Sulmet izraelite në Rafah vranë 18 persona, kryesisht fëmijë
-
28 palestinezë të vrarë në Rafah të Gazës
-
Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmet e fundit izraelite në Gazë
-
Të paktën 87 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24-orët e fundit