Ka shkuar afër 26 milionëve numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, raportojnë mediat.
Saktësisht, në mbarë globin janë infektuar me Covid-19, 25 905 665 individë.
Ndërsa, kanë ndërruar jetë për shkak të virusit në botë, 861 275 persona.
Të shëruarit nga Covid-19 në gjithë globin kanë shkuar në 18 197 082 njerëz.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç transmeton BW, është shteti me më shumë të infektuar në botë, me mbi 6.2 milionë të tillë.
Brazili vjen më pas me mbi 3.9 milionë njerëz të infektuar me Covid-19 deri tani.
Edhe
Që nga fillimi i pandemisë, 289.7 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19
Më pas më shumë të infektuar me koronavirus ka India, Rusia, Peruja, Afrika e Jugut, Kolumbia, Meksika etj.
Fillimisht, më shumë të infektuar me koronavirus kishte në shtetet perëndimore, ndërsa tashmë rastet janë shpërndarë së shumti edhe në vende të mëdha e të varfra të globit.