Numri i të prekurve në botë nga Covid-19 e ka kaluar shifrën 74 milionë. Sipas të dhënave të Johns Hopkins University deri tani në mbarë globin janë shënuar 74,210,350 persona të prekur nga koronavirusi, nga të cilët kanë vdekur 1,648,956 persona.
Shteti më i prekur nga pandemia e Covid-19 është SHBA-ja , e cila ditën e djeshme shënoi një rekord me raste të reja - mbi 250.000 dhe 3.700 të vdekur. Deri tani në SHBA janë regjistruar 16,964,180 të infektuar dhe 307,429 të vdekur.
Më pas është India me 9,956,557 të infektuar dhe 144 451 të vdekur. Brazili është në vend të tretë me 7,040,608 raste me Covid-19 dhe 183,735 viktima.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 170 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
-
Numri i rasteve me COVID-19 në botë arrin mbi 153 milionë
-
Mbi 79 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën
-
Mbi 77 milionë raste dhe rreth 1,7 milionë viktima nga COVID-19 në botë
-
Shkon në mbi 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë