Shkollat në kryeqytetin e Indisë, Delhi, shpesh i renditur si një nga kryeqytetet më të ndotura në botë, do të mbyllen fizikisht për një javë, nga e hëna pasi ndotja e rëndë e ajrit mbulon qytetin, ka thënë kryeministri i Territorit Kryeqytet Kombëtar të Delhit, Arvind Kejriwal.
"Klasat virtuale do të vazhdojnë në mënyrë që fëmijët të mos kenë nevojë të dalin dhe të thithin ajër të ndotur”, ka thënë Kejriwal në një konferencë për shtyp pas mbajtjes së një takimi urgjent për të adresuar krizën e ndotjes.
Kejriwal ka thënë gjithashtu se zyrat qeveritare të Delhit do të funksionojnë sipas një politike të punës nga shtëpia për një javë, dhe zyrat private janë këshilluar të bëjnë të njëjtën gjë aty ku është e mundur.
Aktivitetet e ndërtimit në qytet do të ndalohen po ashtu ndërmjet 14 dhe 17 nëntorit.
Smogu i trashë po qëndron mbi Delhi për ditë të tëra, i përkeqësuar nga "kushtet e pafavorshme meteorologjike që kufizojnë shpërndarjen e ndotjes dhe kontributet rajonale duke përfshirë djegien e kashtës" nga fermerët, sipas Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes së Indisë (CPCB).
"Parashikimet e motit thonë se erërat nuk do të fryjnë nga 14 deri më 17 nëntor dhe tymi i kashtës së djegur do të vazhdojë të mbulojë Delhin," u ka thënë Kejriwal gazetarëve.
-
Delhi mbyll shkollat fillore për shkak të kualitetit të dobët të ajrit
-
Mjegull helmuese në kryeqytetin e Indisë pas festivalit Diwali
-
New Delhi mbyll shkollat shkaku i ajrit të ndotur
-
Mbyllen shkollat në Delhi të Indisë ndërsa ndotja e ajrit po përkeqësohet
-
New Delhi përgatitet për masa emergjente pasi smogu toksik përkeqësohet