Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

New Delhi përgatitet për masa emergjente pasi smogu toksik përkeqësohet

Bordi federal i kontrollit të ndotjes së Indisë urdhëroi të premten shtetet dhe organet lokale që të jenë në "gatishmëri të plotë" për të trajtuar përkeqësimin e smogut në New Delhi, për shkak të rënies së temperaturave dhe shpejtësisë së dobët të erës.

Një mjegull e trashë smogu toksik u lëshua mbi kryeqytetin indian, i përkeqësuar nga djegia e mbeturinave të bimëve në tokat bujqësore përreth.

Mjegulla uli dukshmërinë dhe Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) arriti në 470 në një shkallë prej 500, sipas bordit federal të kontrollit të ndotjes. Ky nivel ndotjeje do të thotë se ajri do të prekë njerëzit e shëndetshëm dhe do të ndikojë seriozisht te ata me sëmundje ekzistuese.

Sipas "Planit të Veprimit të Reagimit të Graduar" të bordit të ndotjes, cilësia e ajrit që mbetet "e rëndë" për 48 orë, duhet t'i shtyjë shtetet dhe organet lokale të vendosin masa urgjente që përfshijnë mbylljen e shkollave, vendosjen e kufizimeve 'tek-çift' për makinat private bazuar në targa dhe ndalimi i të gjitha ndërtimeve.

Në një qarkore të premten vonë, bordi bëri të ditur se qeveria dhe zyrat private duhet të reduktojnë përdorimin e transportit privat me 30% dhe këshilloi banorët e qytetit të kufizojnë ekspozimin në natyrë.

Kushtet meteorologjike do të jenë shumë të pafavorshme për shpërndarjen e ndotësve deri më 18 nëntor 2021 për shkak të erërave të dobëta me kushte të qeta gjatë natës”, thuhet në njoftimin e Bordit.