Autoritetet në kryeqendrën e Indisë, Delhi, kanë mbyllur gjitha shkollat dhe kolegjet në afat të pacaktuar, pas rritjes së niveleve të ndotjes së ajrit.
Punët në ndërtimtari po ashtu janë ndaluar deri më 21 nëntor, por përjashtim janë bërë për projektet e lidhura me transport dhe mbrojtje.
Vetëm pesë nga 11 termocentralet me qymyr në qytet janë lejuar të operojnë.
Nivelet e PM 2.5 – grimcave të vogla që mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve – në Delhi janë shumë më të larta sesa niveli i lejuar. Disa pjesë të qytetit kanë shënuar të martën shifra më të larta se 400, që është në kategorinë shumë të rëndë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mjegull helmuese në kryeqytetin e Indisë pas festivalit Diwali
-
New Delhi mbyll shkollat shkaku i ajrit të ndotur
-
Delhi mbyll shkollat fillore për shkak të kualitetit të dobët të ajrit
-
Shkollat në Delhi mbyllen për një javë për shkak të krizës me ndotjen e ajrit
-
New Delhi përgatitet për masa emergjente pasi smogu toksik përkeqësohet