Disa shkolla të mesme në Danimarkë kanë bllokuar disa faqe interneti për nxënësit, me shpresën se do të fokusohen më shumë në shkollë.
Uebsajtet e bllokuara përfshijnë rrjetet sociale, faqet e blerjeve, ato që transmetojnë lojëra dhe video-lojërat.
Megjithatë, kritikët theksojnë se nxënësit do të gjejnë mënyrë për t'i kapërcyer këto bllokime. Disa shkolla u përpoqën ta zbatonin këtë sistem në të kaluarën, por nuk ia dolën plotësisht, sepse vetë nxënësit e pranuan se arritën prapëseprapë të hynin në këto faqe, raporton “Mirror”.
Rekomandimet për këto lëvizje erdhën drejtpërdrejt nga Ministria Daneze për Fëmijët dhe Arsimin dhe bazohen në projektin e shkollës së mesme “Niels Brock” në Kopenhagë, ku rrjetet sociale janë bllokuar për më shumë se një vit.
-
Danimarka do t’ua ndalojë nxënësve përdorimin e telefonave celularë në shkollë
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale