Vetëm 100 metra larg spitalit Nasser, një xhami – më e madhja në Khan Younis në Gaza – është shkatërruar plotësisht nga një sulm ajror izraelit, raporton raporton “Al Jazeera”.
Xhamia gjendet në mes të një rruge të ngarkuar - një rrugë kryesore që të çon në portën anësore të spitalit Nasser dhe gjithashtu afër tregut.
Pranë xhamisë gjendet edhe një furrë buke ku qindra njerëz prisnin në radhë, kur ndodhi sulmi.
Dhjetëra persona të plagosur janë dërguar në spitale, por deri tash numri i të vrarëve nga ky sulm ajror i paparalajmëruar nuk dihet saktë.