Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten shtatë ushtarë izraelitë në Gazë

Izrael

Foto: Associated Press

Shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë të martën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, kur automjeti i tyre i blinduar është goditur nga një eksploziv, ka njoftuar të mërkurën një zyrtar ushtarak izraelit.

Zyrtari, i cili ka folur në kusht anonimiteti ka thënë se emrat e gjashtë ushtarëve janë miratuar për publikim, ndërsa njëri po mbahet ende konfidencial.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti është ndër më vdekjeprurësit për ushtrinë izraelite brenda Gazës. Mbi 860 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 - përfshirë më shumë se 400 gjatë luftimeve brenda Gazës.

Gjithashtu në zonën e Khan Younis, një ushtar është plagosur rëndë të martën nga të shtënat me armë, ka thënë ushtria.

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, kanë thënë në kanalin e tyre Telegram se kanëe zënë në pritë ushtarë izraelitë që fshiheshin brenda një ndërtese banimi në Rripin jugor të Gazës.

Disa nga ushtarët u vranë dhe të tjerët u plagosën pasi u shënjestruan nga një raketë Yassin 105 dhe një raketë tjetër në jug të Khan Younis, sipas Hamasit. 

Luftëtarët e Al-Qassam më pas e kanë shënjestruar ndërtesën me mitralozë.