Të paktën 45 persona kanë vdekur nga sulmet izraelite në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, teksa po prisnin për kamionët me ndihma humanitare, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së territorit.
Ndër të tjera, zyrtarët shëndetësorë kanë shtuar se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, ka raportuar The Guardian.
Ngjarjet kanë ndodhur një ditë pasi pesë civilë palestinezë u vranë, krahas disa të tjerëve të plagosur rëndë, kur forcat izraelite hapën zjarr mbi njerëzit që po prisnin ndihmat në veriperëndim të qytetit të Gazës.
Të hënën, u raportua gjithashtu se 37 persona mbetën të vrarë nga të shtënat pranë qendrave të shpërndarjes së ushqimit të drejtuara nga kontraktorë privatë amerikanë, të cilat ishin të mbrojtura nga trupa izraelite.
Në të njëjtën kohë me luftën në Gazë, Izraeli është duke kryer bombardime edhe në Iran qe pesë ditë. E po përballet edhe me sulme nga Irani.
Luftimet Izrael – Iran intensifikohen në ditën e pestë
Zhvillimet e fundit në këto luftime:Sulmet e fundit të Iranit: Sirenat janë aktivizuar në disa qytete...-
Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite
-
Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmet e fundit izraelite në Gazë
-
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga sulmet e reja në Gazë
-
Të paktën 55 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë në 48 orët e fundit
-
Të paktën 13 të vrarë në Rripin e Gazës që nga nata e kaluar