Zyrtarët shëndetësorë në Rripin e Gazës kanë njoftuar të hënën se të paktën 13 persona, përfshirë dy gra dhe pesë fëmijë, janë vrarë prej sulmeve izraelite që nga nata e mëparshme, ka raportuar Associated Press (AP).
Të paktën dy persona u vranë të hënën në mëngjes kur turmat e palestinezëve që prisnin për ndihmat u qëlluan në zonën e korridorit Netzarim në Gazën qendrore, sipas zyrtarëve të spitalit Shifa në qytetin e Gazës, ku edhe u dërguan më pastaj trupat e viktimave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmet ajrore izraelite gjatë natës goditën një tendë në zonën Muwasi të Khan Younisit, duke vrarë të paktën pesë persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të asaj zone. Të vrarët përfshijnë dy prindër, dy fëmijët e tyre dhe një të afërm.
Bazuar në dëshminë e zyrtarëve shëndetësorë lokalë, sulmet kanë goditur gjithashtu edhe një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar menjëherë për këto sulme.
Sipas zyrtarëve izraelitë, fajin kryesor për viktimat civile e bart grupi militant palestinez, Hamas, siç thonë ata, për shkak të operimit të tij nëpër zonat e populluara.