Të paktën 25 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e Ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës, përfshirë 15 që ishin mbledhur pranë një qendre ku shpërndaheshin ndihma, ka raportuar "The Guardian".
Në agjencinë e mbrojtjes civile bënë të ditur se përpos të vrarëve, edhe 60 palestinezë u plagosën teksa po prisnin për ndihmat humanitare në korridorin Netzarim në Gazën qendrore, ku mijëra njerëz mblidhen në baza ditore për të pranuar racionet e ushqimit.
E në Ushtrinë izraelite thanë se janë duke i hetuar raportimet mbi sulmet vdekjeprurëse pranë qendrave të ndihmës.
Një dëshmitar ka thënë se mijëra njerëz janë tubuar gjatë natës me shpresën se do të pranonin ndihmat në pikën e shpërndarjes së administruar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.
Menjëherë pas braktisjes së armëpushimit me grupin militant Hamas, Izraeli ka vendosur bllokadë të përgjithshme për hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën palestineze, masë të cilën e zbuti pjesërisht në fund të muajit maj, pas presionit në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
Të paktën 10 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite
-
34 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Sulmet izraelite vrasin të paktën 21 palestinezë në Rripin e Gazës