Nëntë anëtarë të stafit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, UNWRA, mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit të Hamasit në Izrael, ka njoftuar OKB-ja, raporton “BBC”.
Të gjithë nëntë pjesëtarëve u është shkëputur kontrata, ka thënë ndihmës-zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.
Ai ka thënë se OKB-ja ka përfunduar hetimin pas pretendimeve të ngritura nga Izraeli se stafi i UNWRA ishte përfshirë.
Rreth 1200 persona u vranë e 251 u morën peng në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit vjeshtën e kaluar. Në kundërpërgjigje, ushtria izraelite nisi operacionin ushtarak në Gaza, si pasojë e të cilës janë vrarë mbi 38,400 palestinezë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
-
Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem
-
Vriten dy punonjës të OKB-së nga sulmet në Gaza
-
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra e fëmijë
-
OKB-ja thotë se Izraeli vrau gjashtë pjesëtarë të stafit të saj në Gaza
-
Lirimi i pengjeve dhe vrasja e qindra palestinezëve, OKB: Mund të jenë kryer krime lufte