Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shembet një xhami në Beograd

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton sot për shembjen e një xhamie në Beograd.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit është shembur objekti i nisur pa leje i Bashkësisë Islame në vendbanimin Zemun Pole, ka njoftuar Komuna e Zemnuit”, thotë njoftimi, transmeton Koha.net.

“Komuna thekson se Bashkësia Islame, si investitor, ka ndërtuar pa leje objektin në Rruga e Korrierit numër 41, duke injoruar vendimin e Inspeksionit Ndërtimor dhe kallëzimin penal”, vazhdon njoftimi.

Aksioni për rrënimin e këtij objekti fetar islam në Beograd, në vendin e quajtur Zemun Pole, që duhej të ekzekutohej dje, ishte shtyrë për shkak të tubimit të një numri të madh të qytetarëve, raportoi dje Koha.net, duke përcjellë informatën e B92.

Shembja e këtij objekti përputhet me natën, kur nis muaji i Ramazanit i myslimanëve.

Edhe Tri blic-vërejtjet e BE-së Arbëri 2 d. më parë Tri blic-vërejtjet e BE-së

Zemuni është një komunë në kuadër të kryeqytetit serb, Beogradit.

{gallery}