Një minierë qymyri është shembur në Kinën jugperëndimore, duke lënë të ngujuar 14 minatorë, kanë bërë të ditur mediat kineze.
Transmetuesi publik ka raportuar se miniera e qymyrit në Sanhe Shunxun në krahinën Guizhou ka identifikuar 14 minatorët e ngujuar.
Pas aksidentit, ekipet lokale të kërkim-shpëtimit kanë marrë menjëherë situatën nën komandë dhe kanë nisur punën për shpëtimin e tyre. Raportohet se vendi i shembjes së minierës ndodhet tri kilometra larg prej hyrjes së minierës. Sipas ekspertëve, kjo e bën shumë të vështirë aksionin për shpëtimin e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë
-
Pesë të vdekur dhe rreth 50 të zhdukur nga shembja e minierës së hapur të qymyrit në Kinë
-
Dy të vdekur e mbi 50 të zhdukur nga shembja e një miniere në Kinë
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
12 minatorë humbin jetën nga një shpërthim në minierë qymyri në Pakistan