Një eksplodim brenda një miniere të qymyrit të jugperëndim të Pakistanit ka lënë të vdekur 12 minatorë, ndërsa janë shpëtuar 8 të tjerë, ka thënë një zyrtar të mërkurën, raporton agjencia “AP”.
Trupat e të vdekurve janë nxjerrë nga miniera, pas shembjeve në Harnai, në provincën e Baluchistanit, ka thënë inspektori i minierave Abdul Rashid.
Ai ka thënë se hetuesit janë duke punuar për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Standardet e sigurisë zakonisht injorohen në industrinë e minierave të qymyrit në Pakistan, çka qon në aksidente dhe shpërthime e humbje jete të dhjetëra minatorëve çdo vit. Minatorët shpesh ankohen që pronarët nuk vendosin pajisje të sigurisë.
Pa marrë parasysh rrezikun dhe pagën e vogël, qindra minatorë punojnë në Baluchistan, ku papunësia është më e lartë sesa në pjesët tjera të vendit.