Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i OKB-së: Palestinezët janë nënshtruar për 56 vjet, tokat e tyre janë tkurrur vazhdimisht

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres, ka thënë se “sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael nuk ka ndodhur në vakum”.

“Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit ngulfatës për 56 vjet. Ata i kanë parë tokat e tyre të tkurren vazhdimisht nga kolonizimet dhe të goditen nga dhuna. Ekonomia e tyre është mbytur. Njerëzit janë zhvendosur dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Shpresat për zgjidhje politike për çështjen e tyre janë zhdukur”.

Guterres ka shtuar se “vuajtjet e popullit palestinez nuk mund t’i justifikojnë sulmet e Hamasit”, ashtu si edhe ato sulmet “nuk mund ta justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Janë bërë më shumë se dy javë prej kur nisen sulmet e dyanshme dhe mijëra njerëz kanë vdekur, në Gaza dhe në Izrael.