Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Guterres dënon sulmin e Hamasit, bën thirrje të lejohen ndihmat humanitare në Gaza

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar sulmet e militantëve të Hamasit në territorin e Izraelit.

Ai ka bërë thirrje që të ndalohen gjitha sulmet ndaj civilëve si dhe të lirohen pengjet që po mbahen në Gaza.

Militantë të Hamasit u futën në mëngjesin e të shtunës në jug të Izraelit, ndërsa vranë qindra persona dhe morën edhe dhjetëra pengje. Si kundërpërgjigje Izraeli nisi sulmet ajrore në Gaza.

Guterres ka thënë se janë konfirmuar tashmë më tepër se 800 izraelitë të vrarë që nga sulmi i të shtunës dhe ka paralajmëruar se kjo shifër mund të rritet. Ndërsa ka thënë se është “thellësisht i alarmuar” me vdekjen e 500 palestinezëve në Gaza, "shifër që po rritet minutë pasi minute ndërsa Izraeli po vazhdon sulmet ajrore".

Guterres i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët dhe infrastrukturën civile kur të kryejë operacione ushtarake.

Po ashtu ka thënë se është shumë i shqetësuar me rrethimin e plotë të Gazas që ka urdhëruar Izraeli, duke ndaluar furnizimet me ushqim, naftë dhe rrymë.

Edhe OKB-ja dënon sulmin izraelit në Katar Botë OKB-ja dënon sulmin izraelit në Katar

Sekretari i OKB-së ka paralajmëruar një situatë tepër të rëndë humanitare në Gaza dhe ka thënë se do të rritet.

Ai u ka bërë thirrje gjitha palëve të lejojnë OKB-në të ofrojë ndihmë urgjente humanitare te civilët e ngujuar në Gaza.