Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka kërkuar që shefi i OKB-së të dorëhiqet pasi Antonio Guterres ka thënë se sulmet e Hamasit nuk ndodhën në “vakum”.
“Nuk ka justifikim ose qëllim që të flitet me ata që tregojnë mirëkuptim për veprimet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit – jo më pak nga një organizatë e shpallur terroriste”, ka thënë Erdan.
Ambasadori ka shkruar në X për këtë: “I bëj thirrje Guterresit të japë dorëheqje menjëherë”.
Guterres ka thënë të martën në një takim të OKB-së se “vuajtjet e popullit palestinez nuk mund t’i justifikojnë sulmet e Hamasit”, ashtu si edhe ato sulme “nuk mund ta justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.
“Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit ngulfatës për 56 vjet. Ata i kanë parë tokat e tyre të tkurren vazhdimisht nga kolonizimet dhe të goditen nga dhuna. Ekonomia e tyre është mbytur. Njerëzit janë zhvendosur dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Shpresat për zgjidhje politike për çështjen e tyre janë zhdukur”, ka deklaruar Guterres.
-
Guterres kërkon hetim të menjëhershëm për vrasjet në Gaza
-
OKB-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve izraelite në Bregun Perëndimor
-
Kreu i OKB-së kërkon të zbatohet rezoluta për armëpushim në Gaza
-
OKB-ja kërkon hetim për vdekjen e qindra palestinezëve që po prisnin për ndihma
-
Shefi i OKB-së sqaron deklaratat për luftën Izrael – Hamas, thotë se u keqinterpretua