Shefi i BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, ka kritikuar Serbinë që ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për konsultim në politikë të jashtme. Marrëveshja ishte nënshkruar mes ministrit të Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, në margjinat e Asamblesë së OKB-së.
Giaufret në një prononcim për media ka thënë se duhet parë realitetin në të cilën bota gjendet, ku po përballet me një luftë të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, luftë që po vazhdon afro 7 muaj. Po ashtu ka thënë se Rusia së fundi ka nisur mobilizim të ri për të vazhduar sulmet e po organizon edhe referendume ilegale në territoret e pushtuara në Ukrainë.
“Është sulm ndaj drejtës ndërkombëtare, vlerave tona dhe stabilitetit të Evropës. Sigurisht se llogarisim që Serbia të jetë partnere e besueshme për të promovuar prosperitetin tonë, vlerat tona dhe sigurinë e përbashkët. Sigurisht se nuk është koha të forcohen marrëdhëniet me Rusinë. Këto nënshkrime të marrëveshjeve dërgojnë mesazhe të kundërta. Është e rëndësishme që Serbia nuk i njeh rezultatet e referendumeve, por me rëndësi është që Serbia, që ka aplikuar të bëhet anëtare në BE, ta bashkërendojë politikën e jashtme me atë të BE-së, është obligim sipas procesit të anëtarësimit”, ka thënë Giaufret.
-
BE-ja e shqetësuar për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi
-
Eurodeputetët: Marrëveshja me Rusinë, sinjal për BE-në të stopojë anëtarësimin e Serbisë
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
-
Analisti gjerman: BE-ja dështoi me politikën përkëdhelëse ndaj Vuçiqit, boshti Serbi-Rusi më i fortë se kurrë
-
BE-ja dhe SHBA-ja presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”