Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

BE-ja dhe SHBA-ja presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Aleksandar Grushko dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq në Beograd, 1 korrik 2024.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Aleksandar Grushko dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq në Beograd, 1 korrik 2024.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pasi Serbia priti zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.

Më 2 korrik, Grushko u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd kishte takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë serbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha një zëdhënësi i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se Këshilli i BE-së është në dijeni për ndihmat humanitare dhe të tjera të Serbisë për Ukrainën, por se, gjithashtu, pret që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të përafrohet me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara “nuk besojnë se ndonjë vend duhet t’i japë Rusisë platformë për të promovuar luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës”.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe e gjithë Evropa, kanë një interes të madh në rrjedhën e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është e një rëndësie vendimtare të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha Departamenti i Shtetit.

Ai vlerësoi, po ashtu, mbështetjen që Serbia i ka dhënë Ukrainës deri më tani.

Grushko kishte një“bisedë të mirë” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur vetë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, më 2 korrik.

“I kemi shqyrtuar marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, shkroi Vuçiq në postimin e tij.

Një ditë më parë, zëvendësi i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Policisë të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai zhvilloi takim edhe me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, dhe ministrin Nenad Popoviq. Të dy ata janë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Kremlinin.

Në listën e zyrtarëve serbë me të cilët u takua Grushko, është edhe Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë. /REL