Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën po zhvillon një seancë dëgjimore me zyrtarë të administratës Trump dhe anëtarë të kabinetit, ku ata pritet të përballen me pyetje në lidhje me skandalin e bisedës në “Signal”.
Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, drejtori i FBI-së, Kash Patel, drejtori i Agjencisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral-lejtant Jeffrey Kruse pritet të dëshmojnë të gjithë në seancë, raporton CNN.
Seanca dëgjimore vjen pasi “The Atlantic” publikoi më shumë mesazhe mëngjesin e së mërkurës nga biseda në grup, të cilat përgënjeshtrojnë pretendimin e zyrtarëve të administratës Trump se planet e sulmeve në Jemen nuk u diskutuan në bisedën ku u shtua pa dashje kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg.
“Atlantic” publikon detaje të reja nga biseda e zyrtarëve të Trumpit
Revista “The Atlantic” ka publikuar të mërkurën detaje të reja, nga ato për të cilat thotë...-
Jep dorëheqjen shefja e inteligjencës në administratën e Trumpit
-
Trumpi demanton shefen e Inteligjencës Kombëtare rreth programit bërthamor të Iranit
-
Trumpi takohet me ekipin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
-
Trumpi shkarkon drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare
-
Çka ishte diskutuar në “Signal” mes zyrtarëve të lartë amerikanë?