Pentagoni bëri të ditur se në Afganistan janë të vendosur 11,000 ushtarë amerikanë – një numër shumë më i lartë se ai që është pohuar më herët.
Zyrtarët thanë se shifra e re përfshin njësitet e përkohshme dhe të fshehta, si dhe forcat e rregullta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët është thënë se në Afganistan ndodhen 8,400 ushtarë amerikanë.
Njoftimi i ri vjen në kohën kur Pentagoni po përgatitet të dërgojë edhe 4,000 trupa në Afganistan, për të ndihmuar luftën kundër talibanëve.
Rritja e numrit të trupave është pjesë e strategjisë së re për Afganistanin, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.