Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin është zotuar të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet luftarake të Ukrainës kundër Rusisë.
Deklarata vjen edhe pse kërkesa për fonde për dërgimin e armëve shtesë është bllokuar në Kongres.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Ukraina të dështojë”, ka thënë Austin, duke iu drejtuar më shumë se 50 udhëheqësve të mbrojtjes nga Evropa dhe e gjithë bota, në takimin e mbajtur në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.
Takimi vjen një javë pasi zyrtarët e mbrojtjes amerikane arritën të ofrojnë 300 milionë dollarë kursime për të financuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, duke tërhequr armë nga stoqet e Pentagonit.
-
SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë prej 500 milionë dollarësh
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
-
Lloyd Austin mbërrin në Kiev për të konfirmuar vazhdimin e mbështetjes amerikane
-
SHBA-ja ndan edhe 2,3 miliardë dollarë për Ukrainën
-
Austin thotë se siguria e SHBA-së është në rrezik shkaku i Ukrainës