Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë të martën se siguria e SHBA-së është e rrezikuar pasi mbijetesa e Ukrainës është në rrezik.
Austin e ka bërë këtë deklaratë në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, një aleancë prej 56 shtetesh në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës, duke i dërguar pajisje ushtarake, në përgjigje të pushtimit rus të vitit 2022, raportoi AP.
"Unë largohem nga këtu sot plotësisht i vendosur për të mbajtur rrjedhjen e ndihmës dhe municioneve të sigurisë së SHBA. Dhe kjo është një çështje mbijetese dhe sovraniteti për Ukrainën”, ka thënë Austin.
“Është çështje nderi dhe sigurie për Amerikën”, ka shtuar ai.
Austin po ashtu ka deklaruar se përpjekjet e presidentit rus, Vladimir Putin, për ta izoluar Ukrainën “ e kanë lënë atë të vetëm me Iranin dhe Korenë Veriore”.
-
Lloyd Austin mbërrin në Kiev për të konfirmuar vazhdimin e mbështetjes amerikane
-
Pas më shumë se një viti, shefat e Mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë bisedojnë për Ukrainën
-
SHBA-ja zotohet të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
-
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, takohet me presidentin ukrainas
-
Zelensky: Aleatët nuk kanë dhënë garanci të qarta sigurie