Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbërritur në Kiev të hënën për një vizitë të paparalajmëruar, disa orë pas një sulmi me dron rus në kryeqytetin ukrainas dhe ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po kërkon nga partnerët perëndimorë të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake për luftën.
Austin ka thënë në platformën X se vizita e tij e katërt tregon "se Shtetet e Bashkuara, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës", raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUkraina po has në vështirësi që të frenojë një fushatë të egër ruse përgjatë frontit lindor që gradualisht po i detyron forcat e Kievit të heqin dorë nga një sërë qytetesh dhe fshatrash.
Zelensky po u kërkon aleatëve perëndimorë që të mbështesin të ashtuquajturin "planin e tij të fitores" për t'i dhënë fund luftës pothuajse trevjeçare, e cila është konflikti më i madh i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë nga të dyja palët, duke përfshirë shumë civilë.
Strategjia e tij përfshin një ftesë zyrtare për Ukrainën për t'u bashkuar me NATO-n dhe leje për të përdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat ushtarake në Rusi, hapa që aleatët e Kievit nuk i kanë mbështetur më parë.
Përgjigja perëndimore ka qenë e vakët dhe Austin pritet ta diskutojë planin me zyrtarët ukrainas në Kiev.