Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundër dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, shkruan BBC.
Vrasja e tij mund të shtyjë mbështetësit e Al-Kaidës ose grupe të tjera të lidhura terroriste të synojnë objektet dhe personelin amerikan, ka thënë Departamenti i Shtetit.
Zawahiri u vra nga një dron amerikan në kryeqytetin afgan, Kabul, të dielën.
Ai kishte ndihmuar në organizimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën gati 3000 njerëz.
Mjeku 71-vjeçar egjiptian mori drejtimin e Al-Kaidës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011.
“Qytetarët amerikanë inkurajohen të mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe të praktikojnë vetëdije të mirë të situatës kur udhëtojnë jashtë vendit”, sipas alarmit të DASH-it.
Aty ku dikur Al-Kaida ishte një organizatë gjeografikisht e vogël, e centralizuar, sot ajo është kthyer në një ekskluzivitet global që ndiqet në mbarë botën, kryesisht në hapësira të paqeverisura ose të qeverisura keq.
Edhe
SHBA-ja vret liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri
Në Somali, për shembull, dega e al-Kaidës "al-Shabab" mbetet grupi më kryesor xhihadist.
Afrika është shfaqur si fushëbeteja e re për grupet xhihadiste si Al-Kaida dhe ISIS, veçanërisht në zonën përreth Sahelit në Afrikën veriperëndimore.
Al-Kaida mbetet në zemër një grup terrorist i Lindjes së Mesme.