Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë të ditur të enjten planet për t’i kërkuar Kongresit që të miratojë 33 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën, gjatë një konference për media nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.
Bideni do t'i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën "për pesë muajt e ardhshëm".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare.
SHBA-ja deri tani ka ndarë rreth 4 miliardë dollarë për Ukrainë.
Buxheti vjetor i Rusisë për ushtri në vitin 2021 ishte rreth 75 miliardë.