Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ndan edhe 1 miliard dollarë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë të ditur për një pako të re ndihmëse për Ukrainën.

Pas një bisede që ka zhvilluar të mërkurën me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Bideni ka njoftuar se do të ndajë edhe 1 miliard dollarë në formë të ndihmës për sigurinë, duke përfshirë armë shtesë mbrojtëse, shkruan Sky News të mërkurën.

Pakoja e ndihmës përmban po ashtu sisteme të avancuara të raketave, me qëllimin që ato të përdorën në rajonin e Donbasit.

Bideni ka bërë të ditur po ashtu edhe për 225 milionë dollarë shtesë në formë të ndihmës humanitare, për të ndihmuar furnizimin me ujë të pijshëm, pajisje mjekësore, ushqim, strehim dhe para kesh për familjet në mënyrë që ato të kenë para për mbijetesë.

Ukraina së fundmi ka ripërsëritur thirrjet për armë shtesë, në mënyrë që ta vazhdojë betejën për Donbasin.

SHBA-ja deri tani ka ndarë dhjetëra miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Artikuj të ngjashëm