SHBA-ja pritet të dërgojë një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 450 milionë dollarësh në Ukrainë.
Ndihma do të përfshijë më shumë sisteme raketash të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë, i kanë thënë të enjten Reutersit në kushte anonimiteti, dy zyrtarë amerikanë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ndarë deri tani dhjetëra miliardë dollarë në formë të ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Lufta në Ukrainë, të premten hyn në muajin e katërt. Forcat ruse kanë vrarë mijëra civilë ukrainas e kanë shkatërruar shumë qytete përmes bombardimeve, kryesisht në juglindje të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë prej 500 milionë dollarësh
-
Bideni njofton ndarjen e 2,5 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën
-
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës armatim në vlerë 250 milionë dollarë