Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të bëjë të ditur sonte një shtesë prej 800 milionë dollarë në formë të asistencës për sigurinë e Ukrainës, ka bërë të ditur për CNN, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Kjo ndihmë do ta shtojë totalin e ndihmës financiare të SHBA-së për Ukrainën në 1 miliard dollar, vetëm në javën e fundit.
Lajmin Bideni pritet ta bëjë të ditur nga Shtëpia e Bardhë, rreth orës 11:45 sipas kohës lokale.
Vendimi i presidentit amerikan vjen vetëm pak kohë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Kongresi amerikan për ndihmë, duke u thënë ligjvënësve amerikane “Kemi nevojë për ju”.
Në paktën e ndihmës së Bidenit për Ukrainën do të përfshihen raketa anti-tank dhe më shumë armë mbrojtëse.