Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen plotësisht nga ambasada në Kabul gjatë 72 orëve të ardhshme.
Burime të CNN thonë se shumica e diplomatëve do të shkojnë në Aeroportin e Kabulit dhe pastaj do të fluturojnë drejt Amerikës. Një numër i vogël i personelit kryesor, përfshirë diplomatin më të lartë amerikan në vend, do të qëndrojnë në Kabul aktualisht. Ambasada amerikane atje pritet të mbyllet deri të martën e javës së ardhshme.
Në anën tjetër, Mbretëria e Bashkuar po punon për të ndihmuar qytetarët dhe ish-punonjësit e saj për t’i tërhequr nga Afganistani, njoftoi Zyra e Brendshme e Qeverisë.
Deri tani thuhet se kanë zhvendosur mbi 3.300 staf afganë përfshirë dhe familjet e tyre.
Ndërsa, Papa Françesku ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar në Afganistan, duke bërë thirrje që gjendja të trajtohet përmes dialogut. "Bashkohem me shqetësimin për situatën në Afganistan, ju kërkoj t'i luteni Zotit të paqes me mua, në mënyrë që zhurma e armëve të pushojë dhe zgjidhjet të gjenden në tryezën e dialogut”, tha ai.
-
Përfundon tërheqja amerikane nga Afganistani
-
SHBA-ja fillon tërheqjen e trupave nga Kabuli
-
Blinken: Talebanët janë zotuar të mos e pengojnë evakuimin edhe pas 31 gushtit
-
Më tepër se 10 mijë persona në aeroportin e Kabulit në pritje të evakuimit
-
Situata në aeroportin e Kabulit vazhdon të jetë e rëndë, ndalohen gjitha fluturimet