Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja nuk do t’i paguajë borxhet e veta në OBSH këtë vit

SHBA-ja nuk do t’i paguajë rreth 80 milion dollarë, të cilat ia ka borxh Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke i ridestinuar ato para që ta paguajë faturën e saj në OKB, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.

SHBA-ja planifikon të tërhiqet nga OBSH-ja më 6 korrik të 2021-s, pasi që presidenti Trump e akuzoi këtë organizatë se është shndërruar në marionetë të Kinës, gjatë pandemisë së koronavirusit. OBSH-ja i ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit rreth OBSH-së.

Një zëdhënëse e OBSH-së, e ka përsëritur deklaratën e keqardhjes rreth tërheqjes së SHBA-së, pasi është kërkuar ta komentojë vendimin amerikan.

“Jemi në pritje të detajeve të reja, të cilat do t’i shqyrtojmë me kujdes”, ka thënë ajo.