Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar Kongresin dhe Kombet e Bashkuara se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këtë ia kanë thënë zyrtarë të shumtë CNN-së. Veprimi vjen në kohën kur numri i rasteve me koronavirus po rritet.
Senatori Robert Menendez, demokrati në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, ka shkruar për këtë në Twitter.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar se njoftimi i Shteteve të Bashkuara për tërheqjen, që hyn në fuqi më 6 korrik 2021, i është dorëzuar Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.
Letra e adresuar në Kombet e Bashkuara është shumë e shkurtër, rreth tri fjali. Lajmi konfirmon se administrata synon të vazhdojë para me planin për largim nga OBSH-ja.
-
SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
-
SHBA-ja finalizon shkëputjen nga OBSH-ja
-
BE-ja e shqetësuar me tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
-
SHBA-ja nuk do t’i paguajë borxhet e veta në OBSH këtë vit
-
Biden premton ta përmbysë vendimin e Trumpit për tërheqjen nga OBSH-ja