Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka aprovuar një urdhër ekzekutiv për të vënë sanksione ndaj liderëve prapa grusht-shtetit në Birmani.
Masat do të përqendrohen te liderët ushtarakë, familjet e tyre dhe bizneset e lidhura me ta.
Po merren hapa për të bllokuar qasjen nga ushtria të fondeve prej 1 miliard dollar të Qeverisë që mbahen në SHBA.
Sanksionet kanë ardhur pasi një grua që u qëllua në kokë gjatë protestave kundër grusht-shtetit po lufton për jetë në një spital në kryeqendër Nay Pyi Taw.
Mya Thwe Thwe Khaing është lënduar të martën kur forcat policore në tentim për të shpërndarë protestuesit përdorën ujë, plumba gome dhe municion të vërtetë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se arma është nga plumbi i vërtetë.
Dhjetëra mijëra kanë protestuar që nga grusht-shteti në Birmani javën e kaluar, kur liderja Aung San Suu Kyi, u rrëzua nga froni nga ushtria dhe u arrestua.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë thirrje që të përmbyset vendimi dhe të lirohet liderja Suu Kyi.
“Njerëzit në Birmani po flasin zëshëm dhe bota po shikon”, ka thënë Biden.